“I vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë!” ishte kjo fjalia përmbyllëse e Hashim Thaçit në Hagë.
“Unë jam kritikuar pse e mbështetëm këtë gjykatë. Kritikët thonë se synon kriminalizimin e luftës sot, uroj sinqerisht që koha të dëshmojë se unë kisha të drejtë e ata gabim.
Shumë nga akuzat që kam dëgjuar në këtë sallë, i kam dëgjuar edhe në fushata zgjedhore. Është e dhimbshme që kjo prokurori hedh poshtë SHBA e NATO në këtë gjykatë.
Kjo prokurori pretendon se unë paskem qenë në lajthitje gjakë kohës së luftës, është qesharake.
Kjo prokurori lartëson në qiell dëshmi nga epoka e Miloshevicit. Në Rambuje mbështeta kërkesën që gjykata të hetojë. E mbështeta punën e tyre, asnjë i akuzuar nuk ishte arratisur.
Pas pavarësisë u pajtova që hetimet të mbesin në duart e EULEX. Drejtësia për viktimat nuk mund të ndërtohet duke ndjekur të pafajshmit.
Gjatë gjithë jetës isha në mbrojtje të Kosovës. Sot kam vetëm një lutje që vendimi të jetë në përputshmëri më ligjet e kosovës. I vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë!” u shpreh Thaçi.
Sot mbahet seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë. Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, por ekipet mbrojtëse kanë argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.


