“Jam krenar se në rrugë të gjithë më thonë ‘gjyshi i Donaldit’”, surpriza prekëse në “BB VIP”

schedule08:37 - 5 Shkurt, 2022

schedule 08:37 - 5 Shkurt, 2022

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ishte një natë me plot surpriza. Në një moment, gjatë një debati mes tij, Ilirit dhe Einxhelit, vëllai i madh vendosi lojën “Ngriva-Shkriva”.

Edhe në sfond u dëgjua zëri i gjysh Bajramit si një surprizë për Donaldin. Ky i fundit u emocionua dhe shpërtheu në lot.

Ndër të tjera, gjyshi tha se ndihej krenar për nipin pasi kur kalon në rrugë, e njohin të gjithë se është gjyshi i Donaldit.

Ndërsa me humor tregoi se nuk erdhi në shtëpi për ta takuar, se kishte frikë mos i grabisnin shtëpinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!