Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për ndeshjet e play off

schedule21:00 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 21:00 - 25 Dhjetor, 2025

Ish trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi thotë se është kontaktuar nga 3 kombëtare europiane.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se do të ishte katastrofë nëse Italia nuk do ia dilte sërish të kualifikohej për në Botërorin 2026.

Ndër të tjera, de Biasi pati edhe një këshillë për trajnerin aktual të kuqezinjve, Sylvinho, lidhur me ndeshjet e play off.

Sokol Balla: Do ishit i hapur për një ofertë për të stërvitur një skuadër qoftë edhe klubesh apo një përfaqësuese?

Gianni de Biasi: Unë jam kontaktuar në mars për të marr një klub të madh në Serinë B në Itali, bëhej fjalë për Palermon, fituan dy ndeshjet e radhës dhe nuk më morën më. Më kërkuan të drejtoj Persepolis në Iran, por të shkosh në Iran është njëlloj si të rrezikosh kockat. Kam mundësinë për të bërë zgjedhje, nëse gjej opsionin që më pëlqen, që jam brenda me 100 % të projektit, por në aspektin fiktiv nuk është se jam i detyruar për të bërë një zgjedhje.

Sokol Balla: Je bërë pak tekanjoz..

Gianni de Biasi: Jo jo, nuk jam i vështirë, jam duke e thënë në një mënyrë pak alegorike, për të treguar si histori. Jam shumë më ndryshe, por në një moment të dytë, vjen dikush ma mbush mendjen me tregon dy tre gjëra, por nëse dicka ma mbush vërtetë zemrën unë shkoj. Ajo që më pëlqen është se kam një dëshirë të çmendur, një pasion të çmendur që të vijoj ta bëj.

Sokol Balla: Çfarë bën Giani De Biasi ndërsa pret telefonatën e artë për t’u rikthyer në futbollin aktiv?

Po kam marrë 3 telefonata në tre javë nga tre kombëtare. Shpresoj që me njërën prej tyre uroj shumë të arrij të konkretizoj diçka. Njëra është shumë e mirë, dy të tjerat janë realitete diskrete.

Europiane, apo ..?

Europiane.

Sokol Balla: Qenka interesante, edhe pse do doja që Italia të skualifikohej se besoj skuadrat ju marrin ju në telefon kur janë në momentin e tyre më të vështirë. Aty vjen De Biasi dhe i shpëton.

Gianni de Biasi: Unë uroj që Italia të shkojë në Botëror, jam italian, jam edhe shqiptar. Por besoj se Italia duhet ta meritojë, edhe nëse nuk shkon është gjithmonë faji jonë.

Sokol Balla: Tre herë rresht do të ishte ..

Gianni de Biasi: Do ishte katastrofë.

Sokol Balla: Me çfarë merreni në kohën tuaj, përvec faktit që duket se mbaheni në formë optimale fizike.

Gianni de Biasi: Në verë shkoj me biçikletë në shtëpinë time që kam në Siçili, kam bërë tre muaj pushime. Gjatë sezonit ndjek fubollin, dhe më pas i dedikohem më shumë dashurive të mia, familjes etj.

Sokol Balla: Ndërkohë vini shumë shpesh në Shqipëri.

Gianni de Biasi: Më ftojnë dhe unë vij. Kur janë evente të tilla si kjo e galasë së futbollit, është gjithmonë kënaqësi. Unë kam shumë miq në Shqipëri, keni një kuzhinë që më pëlqen shumë dhe ndihem mirë.

Sokol Balla: Ka ndonjë projekt në Shqipëri?

Gianni de Biasi: Jo, kam shumë investime imobliare nëpër Europë, ishte diçka interesante për të bërë diçka interesante vite më parë, kur isha këtu trajner por nuk rrezikova. Kam shumë opsione nëpër Europë.

Sokol Balla: Pas asaj që ndodhi në 2016, nisi si një dritare e atyre ditëve dhe përfundoi një libër, që unë e quajta loja që ndryshoi Shqipëri. Ke qenë në përurimin e atij libir. Është gjithmonë dilema, e ndryshoi futbolli Shqipërinë apo ndryshimi i Shqipërisë u shfaq edhe në futboll. Ju çfarë mendoni? Sa realisht e ndryshoi futbolli Shqipërinë?

Gianni de Biasi: Unë mendoj se futbolli i ka dhënë një dorë të madhe Shqipërisë. Në këto terma thelbësore, vetëm fakti për të parë një grup djemsh që nisën një rrugë të gjatë, me  dëshirën, angazhimin dhe impenjim, arritën një objektiv të pabesuar nga shumë njerëz. Por duke punuar shumë me anën  psikologjike, u bindëm dhe bindëm veten që mund t’ia dilnim dhe këtë e përcollëm te të gjithë shqiptarët. Dhe më pas gjëja që pash më pas, nuk është që ne e bëmë këtë më parë dhe ndodhën më pas zhvillimet në Shqipëri. Kur erdha në 2012, rrugët ishin problematike, ndërkaq vjen pas shumë vitesh në Shqipëri dhe sheh një ndryshim radikal, të rrugëve, infrastrukturës, të imazhit. Shqipëria ka bërë hapa gjigandësh, është një interlokutor shumë i rëndësishëm edhe në nivelin ndërkombëtar, për gjitha raportet me vende të ndryshme. Fillimisht me Italinë, por edhe me komunitetin europian.

Sokol Balla: Në fakt lojtarët që luajnë në Serie A, nuk quhen ekstrakomunitarë, pra lojtarët shqiptarë quhen lojtarë komunitarë dhe falë një pasaporte shqiptare, që mori Zhegrova ai sot luan te Juventus dhe kjo është shenjë e progresit. Ndjen dicka që ndoshta mund ta kishe bërë më mirë?

Gianni de Biasi: Unë mendoj që gjithmonë mund të bëhet më mirë, por në momente të vecanta duhet edhe të kënaqesh me atë që ke arritur në jetë. Sepse nëse përballesh me trishtimin nuk shkon mirë. Ajo që bëmë ne ishte dicka e jashtëzakonshme, por mund të bënim edhe dicka më shumë, por nuk duhet që të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur.

Sokol Balla: Për ta mbyllur, një këshillë për Sylvinho për ato dy ndeshje të marsit

Gianni de Biasi: Luaj siç luajte me Serbinë dhe mos e vrit mendjen fare, luaj siç luajte me Serbinë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!