Leo Messi vazhdon të flasë në konferencën për shtypin rreth largimit nga Barcelona. 34-vjeçari argjentinas ka fituar çdo trofe të mundshëm në “Camp Nou”, teksa mban rekordin e “Topave të Artë”, me 6 të tilla.
“Jam me të vërtetë i trishtuar, pasi nuk doja të largohesha nga ky klub. Unë e dua Barcelonën, nuk doja të largohesha, kontrata ishte gati dhe bëra të pamundurën për të qëndruar.
LEXO EDHE: Messi në lot: Doja të qëndroja, Barcelona shtëpia ime. PSG? Një nga opsionet
Nuk kisha asnjë problem me Barcelonën, e them sinqerisht. Isha dakord me klubin në çdo aspekt dhe detaj të kontratës së re. Kishim arritur një marrëveshje për gjithçka.
Leo Messi: “The pic with Paris Saint-Germain was a coincidence, completely. I was there with my friends, we decided to take a photo… they told me: ‘Come to Paris!’ but it was just a joke, we were on holiday”. ??? #PSG #Messi pic.twitter.com/aKuh0LXQEd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2021
Isha i bindur që do vijoja të luaja këtu, por nuk ishte e mundur për shkak të rregullave të Ligës“, deklaron futbollisti më i mirë në botë, i cili komenton edhe foton me katër lojtarët e PSG.
Gjatë pushimeve u pa në shoqërinë e Neymar, Di Marias, Paredes dhe Verrattit. “Ajo foto ishte një rastësi, plotësisht. Unë ndodhesha atje me miqtë e mi, thjesht vendosëm të bënim një foto.
LEXO EDHE: Messi: Barça mbi gjithçka, do përforcohet. Dua të fitoj gjithçka si Dani Alves
Ata më thanë: Leo, hajde te PSG, por ishte një shaka, pasi ndodheshim me pushime. Barcelona dhe Laporta më kanë kërkuar të enjten të ulja rrogën në masën 30%? Aspak e vërtetë.
Kjo është një gënjeshtër. Unë propozova të ulja rrogën me masën 50% në kontratën e re, dhe më pas ata nuk më kërkuan asgjë tjetër“, deklaron Leo Messi. /abcnews.al