Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë për mediat kur ndër të tjera komentoi edhe pamjet që u bënë publike, ku pajisjet elektronike të identifikimit hidheshin si plehra.
Ai tha pajisjet ende nuk kanë mbërritur në KQZ, por me siguri do të kërkojnë ndihmën e ekspertëve nga jashtë.
“Akoma pajisjet nuk kanë mbërritur në KQZ. Po presim dorëzimin e bazës dhe materialeve zgjedhore. Me siguri do kërkojmë edhe ekspertë të jashtëm të përfshihen në procesin e vlerësimit teknik të pajisjeve.
Eksperiencat e vendeve të tjera kanë treguar, dështime në implementimin e teknologjisë së informacionit dhe procesi nuk ka pasur këtë kontest që ka pasur këtu”, tha ai.
Ai shtoi se është ndjerë i keqardhur dhe i inatosur kur pa pamjet se si hidheshin pajisjet elektronike të identifikimit.
“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim” shtoi Celibashi.r.t/abcnews.al