“Jam i bardhë si bora”, “spiuni Ilir Meta”, si nisi përplasja mes ish-Presidentit dhe Autoritetit të Dosjeve

schedule18:07 - 1 Shtator, 2022

schedule 18:07 - 1 Shtator, 2022

Ka nisur një përplasje e fortë mes ish-presidentit të Shqipërisë, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Autoritetit të Dosjeve.

Në datën 26 korrik të këtij viti, Autoriteti i Dosjeve informoi Kuvendin e Shqipërisë se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M rezultonte se kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Lidhur me rastin Autoriteti i Dosjeve informonte se kjo çështje u rihap pas një e-maili të mbërritur nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, i cili theksonte se Ilir Meta gjatë kohës që ishte student kishte spiunuar shokun e tij, i cili i kishte rrëfyer planin për tu arratisur nga vendi.

Në datë 27 korrik kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla thërriti me urgjencë krerët e grupeve parlamentare ku ju dorëzoi dosjen në të cilën Autoriteti i Dosjeve informonte mbi politikanin e nivelit të lartë I.M se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

““Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur gjithashtu një letër në drejtimin tim, ku më ve në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë. Dua ta falënderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtetë tronditës, nuk mund të flas më shumë në këtë faze”, deklaroi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në datë 27 korrik në një konferendë për mediat.

Pas këtyre deklaratave ish-Presidenti Meta, reagoi menjëherë duke thënë se nuk kishte aspak lidhje me atë që pretendonte Autoriteti i Mediave, madje shtoi se ishin manipuluar të dhënat e tij.

Në mbrojtje të ish-Presidentit doli edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili tha se janë manipuluar qëllimisht të dhënat e Ilir Metës, madje tha se spiuni për të cilin bëhej fjalë ishte një tjetër I.M nga Librazhdi, i cili ka qenë në të njëjtën klasë me metën.

Çfarë ndodhi sot, 1 shtator 2022?

Gjatë ditës së sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi Autoritetin e Dosjeve se ka kryer 6 vepra penale, dhe se po përdoret nga kryeministri Edi Rama.

Meta shkoi edhe më tej duke depozituar kallëzikm penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

Siç kisha paralajmëruar, sot kam depozituar kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me shkeljet flagrante të ligjit nga ana e tyre në shërbim të Edi Ramës kundër meje.

Anëtarët e këtij autoriteti kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale të cilat janë: Shpërdorim detyre; Falsifikim i dokumenatve shtetërorë; Falsifikim kompjuterik; Falsifikim i vulave, stampave, formularëve; Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete të kryera në bashkëpunim.

Autoriteti i Dosjeve ka shkelur parimet e funksionimit të tyre. Parimin kushtetues, të sigurisë juridike. Pas asnjë kërkesë nga një institucion kushtetues, nis procesin e verfikimit për një figurë publike, ish-presidenti i republikës dhe nxjerr konkluzione shteruse pa asnjë provë. Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione. Është një sulm i hapur kundër pluralizmit politik. Mua më bëjnë nder se e kaluara ime është dëborë e bardhë. Kur këta falsifikojnë dokumentat e atyre viteve mendoni ç’bëjnë me firmën e tyre.”, deklaroi Ilir Meta.

Ndërkohë që mbrëmjen e së enjtes ka ardhur dhe reagimi i Autoritet të Dosjeve, i cili bënte me dije se me kallëzimin e Ilir Metës është njohur përmes medias.

Në reagim Autoriteti i Dosjeve hedh poshtë akuzat e bëra nga Ilir meta ndaj anëtarëve të institucionit, duke deklaruar se çdo fakt i nxjerrë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, është i bazuar në ligj.

Reagimi i plotë:

??? ??????̈ ? ?. ???? ????? ???? ???̈????̈?? ??̈ ??????????? ??̈? ?????????? ??? ?????????? ? ???-????????? ??̈ ???????

??????̈, ? ??????? ???? – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u njoh nëpërmjet medias, me kallëzimin penal të bërë ndaj anëtarëve të tij, mbi vendimmarrjen e datës 26 korrik 2022 e në vijim, akuza që i gjen të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.

Autoriteti është i hapur të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese e të gjithë të interesuarit, dhe fton institucionet të kryejnë detyrën mbi materialet që administron me ligj, që prej krijimit të tij.

Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar.

Çdo veprimtari e Autoritetit është e bazuar në akte ligjore dhe nënligjore, në vendimmarrje kolegjiale, e shoqëruar me dokumentacion të protokolluar, lehtësisht e verifikueshme në çdo kohë.

Autoriteti administron dokumentacion arkivor në bazë të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, ligjit për arkivat dhe ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Në të gjitha rastet, ndiqet  procedura e mirëpërcaktuar e deklasifikimit –  sipas VKM nr. 662/2017 “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, – që dokumentohet imtësisht, hap pas hapi me shkresa përcjellëse, bibliografia e së cilës publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në Fletoren Zyrtare dhe nga DSIK, institucioni i specializuar për sekretin shtetëror.

Autoriteti siguron qytetarët shqiptarë për standardin maksimal të sigurisë së dokumentacionit të administruar prej tij. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit trajtohen në zonat e sigurisë dhe vetëm nga personat e autorizuar sipas ligjit, ku respektohen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me protokollin e hyrje/daljeve në mjediset e arkivit; kontrollin e ambienteve ku ruhen dokumentet; dhënien për shfrytëzim të dokumenteve arkivore; regjistrimin në regjistrat përkatës duke evidentuar të dhënat e dokumenteve të shërbyera; punonjësin që i merr, si dhe kohën e marrjes dhe kthimit të dokumenteve, në zbatim të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar dhe sigurinë fizike; sigurimin e kontrollit mbi hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare për qëllime sigurie, me kamera sigurie, të cilat monitorojnë çdo mjedis 24 orë, në shtatë ditë të javës.

Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti. Materialet arkivore vihen në dispozicion, në zbatim të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, duke mbrojtur të dhënat personale. Versioni origjinal ruhet në arkivin e Autoritetit.

Autoriteti është i bindur në vlerën dhe impaktin publik të ndryshimeve ligjore, të paraqitura e kërkuara në mënyrë të përsëritur Kuvendit të Shqipërisë, (në nëntor 2018, shkurt 2020, korrik 2022) për shfuqizimin e nenit 29, pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, mbi komisionet “Mezini”-“Bezhani” dhe për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për angazhim gjithëpërfshirës të subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!