Kombëtarja e Portugalisë arriti një fitore spektakolare mbrëmjen e së hënës që sapo lamë pas, ku mundi me rezultatin e thellë 9 me 0, Luksemburgun, në përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Pas kësaj fitoreje, protagonist i së cilës ishte dhe vetë ai me golin e fundit të sfidës, foli dhe “fantazisti” i sulmit, Joao felix, i cili për mediat “katalanase” anashkaloi totalisht performancën me Kombëtaren, teksa theksoi se kërkonte të fitonte sa më shumë trofe me skuadrën e tij të re, Barcelona.
“Championsi është objektivi i vërtetë. Të gjithë titujt për të cilët do të garojmë janë synimi ynë, por ne po ecim hap pas hapi dhe me qetësi. Ndihem mirë, besimplotë. Edhe fizikisht, megjithëse nuk kam pasur shumë minuta kohët e fundit.
Jam gati ta nis fuqishëm te Barcelona. Dua të punoj për të ndihmuar ekipin. Ndihem më rehat në krahun e majtë. Kam luajtur në atë pozicion për një kohë dhe mendoj se edhe Xavi pëlqen të më vendosë aty”,- u shpreh Felix. /i.m /abcnews.al