‘Jam ende gjallë’, batuta e Papa Françeskut pas daljes nga spitali

schedule10:57 - 1 Prill, 2023

schedule 10:57 - 1 Prill, 2023

Papa Françesku ka dalë nga spitali pas 3 ditësh i shtruar. Por nuk kanë munguar batutat nga ana e tij duke treguar se në fakt Ati i Shenjtë është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Jam ende gjallë”, tha ai, pas daljes nga spitali.

Papa u shtrua të mërkurën në spitalin Gemelli, për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe më pas u diagnostikua me bronkit.

Vatikani kishte deklaruar më herët se Papa do të dilte të shtunën nëse rezultatet e analizave do të dilnin mirë.

/abcnews.al