“Jam e traumatizuar”, Britney Spears: Nuk e di nëse do të performoj përsëri

schedule09:24 - 13 Shtator, 2022

schedule 09:24 - 13 Shtator, 2022

Britney Spears theksoi se ndoshta mund të mos performojë më sepse është traumatizuar nga ajo që ka përjetuar gjatë kujdestarisë 13 vjeçare. Këngëtarja 40 vjeçare ka një marrëdhënie të trazuar dhe me djemtë e saj adoleshentë, të cilët ka disa muaj që nuk i ka parë.

“Jam goxha e traumatizuar për jetën dhe po, jam i inatosur, ndoshta nuk do të performoj më vetëm sepse jam kokëfortë dhe do ta them mendimin tim,” shkroi superylli i popit në Instagram. Një ditë më parë, bëri një rrëfim tronditës ku u shpreh se shpresonte që prindërit e saj të digjeshin në hell.

Duke folur për marrëdhënien e trazuar me fëmijët e saj, ajo tha se ndihet sikur një pjesë e saj ka vdekur. “Ata ishin gëzimi im. Ata ishin gjithçka ime. Mezi pres t’i shoh. Kjo ishte ajo për të cilën jetoj. Dhe pastaj krejt papritur, ata u zhdukën”, tha mes të tjerash këngëtarja e famshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!