“Jam e re”, studentja që refuzon vaksinën kalon pesë ditë në koma me COVID, i bien flokët

schedule08:42 - 5 Janar, 2022

schedule 08:42 - 5 Janar, 2022

ANGLI-Një studente 22-vjeçare i ka humbur flokët pasi kaloi pesë ditë në koma dhe 12 ditë në terapi intensive për shkak se u infektua me COVID.

Ffion Barnett nga zbuloi se kishte Covid-19 vetëm dy ditë pas ditëlindjes së saj të 22-të. Një javë më vonë ajo “luftonte” për të marrë frymë.

E reja shkoi në këtë situatë pasi refuzoi të bënte vaksinën duke menduar se është e re dhe nuk do të ketë shqetësime serioze.

“Natyrisht që gabova“, tha ajo. “Tani dua të rris ndërgjegjësimin për rëndësinë e vaksinës dhe se Covid nuk është i rrezikshëm vetëm për të moshuarit, por mund të prekë këdo”.

Barnett tha se fillimisht dyshoi se kishte koronavirus kur humbi sensin e shijes. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!