Blogerja Armina Mevlani është shumë e pëlqyer nga të gjitha moshat, jo vetëm për stilin e veçantë, por edhe për thjeshtësinë.
Këtë herë në një intervistë për Revistën Who, ajo ka ndarë disa të fshehta nga periudha e karantinës e deri tek stina e verës.
E pyetur, nëse dehet më shumë kur udhëton me shoqet apo kur udhëton me Shkëlzenin, Armina nuk ka bërë ndarje.
“Nuk ka rëndësi fare, sepse varet në cilin moment je. Nuk mund të them që jam një njeri që nuk e konsumoj alkoolin, sigurisht nuk e konsumoj rregullisht, por (qesh) nuk e di…Jam dehur me të dy, kështu që nuk mundem t’i ndaj dot”, u shpreh blogerja.
Kujtojmë që Armina ka pranuar se shkak i shtyrjes së dasmës me Shkëlzen Berishën ka qenë pandemia Covid-19./abcnews.al