Pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat. Basha është pyetur nga gazetarët për vendimin e Gjykatës së Apelit që i ktheu vulën Foltores së Sali Berishës.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me fatin e tij personal, ndërsa shtoi se është çliruar nga ankthi i logos dhe i vulës. Megjithatë nuk i kurseu edhe akuzat ndaj grupimit të Rithemelimit, duke thënë se janë ata që bashkëpunojnë me kryeministrin Rama.
“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal. Për ato që kam besuar dhe besoj bëj betejë, disa i kam fituar për qytetarët dhe disa i kemi humbur dhe pasojat nuk i kam vuajtur vetëm unë. Ajo që kërkoj nuk është për veten time, por për qytetarët. E vështirë ishte edhe më përpara, por minat ia vunë vetë. T’i thërrasin mendjes se ku e ka çuar kauza dhe pazaret me Edi Ramën. Distancim me Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazare me Ramën. Kushti që kam është distancimi, jo vetëm nga Rama, por edhe nga Meta.”, tha Basha.
/abcnews.al/