“Jam borxhli ndaj jush”, babai dhe vajza e vogël nxirren të gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

schedule18:06 - 11 Shkurt, 2023

schedule 18:06 - 11 Shkurt, 2023

Ekipet e shpëtimit në Gaziantep në Turqisë shpëtuan Sezai Karabas dhe vajzën e tij të vogël, Şengul Karabas, pas 132 orësh përpjekjesh. Në videon e shpërndarë nga CNN Turk, babai mund të dëgjohet duke iu lutur shpëtimtarëve për të kërkuar gruan e tij, e cila ai beson se është ende gjallë.

“Jam përgjithmonë borxhli ndaj jush,” dëgjohet Karabas duke u thënë shpëtimtarëve, duke iu lutur atyre të ndihmojnë për të gjetur gruan e tij, e cila tha se vrapoi përpara tij kur tërmeti goditi të hënën. Përafërsisht në të njëjtën kohë, por në Hatay, një ekip shpëtimi nxori nga rrënojat një 34-vjeçar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!