Me ardhjen e dozave të vaksinës AstraZeneca në vendin tonë ka nisur fushata e vaksinimit të mësuesve.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 603 mësues nga 1200 të tillë do të vaksinohen në Fier ndërsa pjesa tjetër do të vaksinohen në qendrat shëndetësore në fshatra.
Ndërkohë një mësuese pasi është vaksinuar ka kaluar një moment paniku dhe më pas është qetësuar nga stafi mjekësor që ndodhej aty.
Ndër të tjera abcnews.al mëson se deri më tani vetëm dy mësues e kanë bërë vaksinën ndërsa një pjesë e madhe e kanë refuzuar që ta bëjnë.
“Nuk do ta bëj, mendoj se jam alergjike ndaj vaksinave. Jemi ne që do të vendosim apo jo, pasi bëhet fjalë për ne”, është shprehur një mësuese./abcnews.al