Jake Sullivan vizitë në Arabinë Saudite dhe Izrael

schedule07:17 - 18 Maj, 2024

schedule 07:17 - 18 Maj, 2024

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan udhëton të shtunën drejt Arabisë Saudite për bisedime me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe të dielën do të qëndrojë në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombetare, John Kirby u tha gazetarëve se gjatë bisedimeve me izraelitët, Sullivan pritet të nënvizojë nevojën që lufta ndaj militantëve të Hamasit të bëhet duke goditur objektiva të kufizuara dhe jo përmes një ofensive në shkallë të gjerë në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Ai tha se gjatë takimeve me zyrtarë të Arabisë Saudite, Sullivan do të diskutojë “çështjet dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë luftën në Gazë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon”.

Një zyrtar amerikan tha se i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme Brett McGurk ishte në rajon këtë javë për konsultime, duke përfshirë dhe një vizitë në Doha për të diskutuar rreth përpjekjeve për lirimin e personave që vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi. Zyrtari shtoi se zoti McGurd do të jetë së bashku me zotin Sullivan në Arabinë Saudite dhe Izrael.

Kirby tha se bisedimet e Sullivan me kryeministrin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë do të përfshijnë Rafahun. Izraeli ka paralajmëruar për një ofensivë të gjerë në Rafah, që është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve për qindra mijëra palestinezë që u strehuan atje për t’i shpëtuar luftimeve në zona të tjera të Gazës.

Më tej shtoi Kirby tha se Sullivan do të diskutojë gjithashtu edhe mbi përpjekjet e bllokuara së fundmi për të arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të sëmurë, të moshuar dhe të plagosur që po mbahet nga Hamasi që kur ata kryen sulmin ndaj Izraelit në 7 tetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!