Jaka: Institucionet publike me pagë të rritur e kanë më të lehtë luftën ndaj fenomeneve negative në ekonomi

schedule11:38 - 30 Mars, 2023

schedule 11:38 - 30 Mars, 2023

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në një intervistë të dhënë për ABC News ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave që pritet të futet në fuqi në prill.

Jaka është shprehur se rritja e pagës është e mirëpritur nga kushdo por ajo që është e rëndësishme për ta realizuar siç duhet këtë rritje është hartimi i një plani nga ana e qeverisë për të pasur nën kontroll dhe ndryshimet që duhet të pasojë një hap i tillë.

Sipas Jakës është e rëndësishme që qeveria të ketë një plan të mirëfilltë që krahas rritjes së pagave të luftojë edhe informalitetin.

“Ne kemi dhënë reagime tona në lidhje me qëndrimin tonë. Duke e parë në një këndvështrim më të gjerë unë mendoj se qytetarët shqiptarë të përfshijnë në fitimin e tyre sipërmarrje që kanë kapacitetin e vet. Ne duhet të reflektojmë për të transformuar idetë tona në mënyrë që të kemi një vlerë të shtuar nga kapitali human. Ne po vuajmë nga kapitali human në sipërmarrjet private.

Kjo është një sfidë që qeveria po i bën vetes me pagën mesatare në 900 euro, dhe uroj që të jenë bërë përllogaritjet e duhura. Është e drejtë që të ketë një përafrim të pagesës së kapitalit human mes atyre që punojnë në administratë publike dhe atje te private. Qeveria duhet që të punojë fort për të rritur efiçencën e kapitalit human në të dy këto sektor.

Sa më i kualifikuar dhe edukuar të jetë kapitali human aq më kërkues do të jenë dhe ndaj ligjit. Nga ana tjetër do të jetë dhe risku që sa më e lartë të jetë paga aq më shumë ka mundësi sipërmarrja për informalitet. Qeveria duhet që të hartojë një plan të qartë kundër informalitetit ,kontrabandës, evazionit e shumë fenomeneve të tjera negative të tjerave që na shoqërojnë. Institucionet publike me pagë të rritur e kanë më të lehtë për të luftuar fenomenet negative. Është e rëndësishme që në këtë stad të ndërgjegjësohet administrate publike, dhe nga ana tjetër qeveria të ketë një plan të qartë për të shkelur këto fenomene”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!