Jahti i oligarkut të sanksionuar rus shihet në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe

schedule15:42 - 1 Qershor, 2022

schedule 15:42 - 1 Qershor, 2022

Jahti me vlerë prej 443 milionë paund që i përket oligarkut rus të sanksionuar, Andrey Melnichenko është parë në një port në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pamjet tregojnë anijen luksoze të ankoruar në portin e Ras al-Khaimah, shkruan skynews.

Në mars, jahti u konfiskua nga policia italiane në portin e Triestes si pjesë e sanksioneve ndaj oligarkëve të pasur. E projektuar nga Philippe Starck dhe e ndërtuar nga Nobiskrug në Gjermani, anija është jahti më i madh me vela në botë, me gjatësi 143 metra.

Një numër oligarkësh të sanksionuar kanë kërkuar të zhvendosin jahtet e tyre në vende të sigurta muajt e fundit për të shmangur konfiskimin dhe  vendosja e anijes në Emiratet e Bashkuara Arabe është një kujtesë simbolike e neutralitetit të shteteve të Gjirit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe lidhjeve të saj me Kremlinin.

/abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!