Të jetosh në ujë mund të kthehet në një trend, sipas konceptit më të ri të ekpertëve. Ata kanë përgatitur një jaht luksoz, rreth 15 metra të gjatë, që përfshin një vend edh për parkimin ujor.
“HydroHouse” është emri i projektit që do të pajiset me dy motorë elektrike dhe një sistem të fuqishëm panelesh diellore në tavanin e anijes.
Projekti është krjuar nga arkitekti rus, Maxim Zhivov dhe konsumatorët mund ta përdorin jahtin luksoz si rezidencë të përhershme ose si shtëpi pushimesh.
“HydroHouse” ka një kuzhinë, dhomë ndënje, dhoma gjumi, banjo dhe “garazhin” ujor, ku mund të zënë vend hidroplanet.
Një nga qëllimet e Zhivov është që jahti të jetë ekologjik. Jo më kot, ai ka vendosur një sistem të fuqishëm panelesh diellorë në kuvertë./abcnews.al