Jaeld Çela dorëzon rekurs në Gjykate të Lartë, kërkon pafajësinë

schedule10:33 - 21 Prill, 2022

schedule 10:33 - 21 Prill, 2022

Ish-drejtori i Policisë Jaeld Çela ka kërkuar rekurs për nenet me anë të të cilave është deklaruar fajtor. Kujtojmë se ish-drejtori i Policisë së Vlorës, u lirua  më 25 mars nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye pranë familjes se tij.

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kërkesën e Çelës, për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë  se 2/3 e dënimit.

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelën, me vendim të formës së prerë më datë 4 shkurt 2022 së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Burime ekskluzive për gazetarin e ABC, Artan Hoxha thonë se kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku Jaeld Çela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Krimeve te Renda lëshoi një urdhër-arresti për ish drejtorin e policisë së Vlorës me datë 22 nëntor 2017.

Policia nuk mundi ta arrestonte Çelën, pasi ai nuk u gjet në banesë, ndërsa u tha se ishte larguar jashtë vendit. Çela, ju shmang drejtësisë për më shume se dy vite e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, çdo përpjekje për arrestimin e tij, dështoi.

Ish-drejtuesi i policisë së Vlorës vendosi të dorëzohej vullnetarisht në drejtorinë e policisë se Tiranës me 16 maj 2020. Nga ajo dite, Çela ka qendruar ne burg, deri mesditën e 25 marsit, kur u lirua me kusht pas një vendimi te gjykatës se Fierit.

Drejtuesi i larte i policisë, ishte duke vuajtur dënimin ne burgun e Fierit, së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Për këtë shkak, lirimi i tij u gjykua nga gjykata e Fierit, nen juridiksionin e secilës është burgu i këtij qyteti.

Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndërsa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka shërbyer për më shume se 17 vite ne radhët e Policisë se Shtetit. Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!