Festat e fundvitit përveçse sjellin një atmosfere të këndshme, mbartin me vete edhe stresin e shtimit në peshë. E dimë që nuk i rezistoni dot bakllavasë, por nëse nuk doni të vuani pasojat, është më mirë të kujdeseni për ushqimin që konsumoni.
Për t’ju ardhur në ndihmë ne do ju tregojmë strategjinë “200 kalori”. E vetmja mënyrë për të përcaktuar sesa kalori keni nevojë për të mbajtur peshën tuaj aktuale është të lehtësoni pak planin tuaj të ngrënies dhe të peshoheni rregullisht, për të parë sesa kalori shtesë mund të shijoni pa fituar. Pra, duhet të merrni 200 kalori në ditë. Provojeni dhe bëjeni rutinë derisa sezoni i festave të mbarojë./e.b-abcnews.al