Ja si të filloni ditën në mënyrë ideale, pini këto 2 lëngje sapo të zgjoheni

schedule22:19 - 22 Mars, 2023

schedule 22:19 - 22 Mars, 2023

Zgjimi, veçanërisht herët në mëngjes, është i vështirë për shumë njerëz. Organizmi nga gjendja e gjumit përjeton një lloj tronditjeje dhe një ditë e re është përpara nesh. Si mund të përgatitemi më mirë për të dhe të zgjohemi? A na mjafton vetëm kafeja apo diçka tjetër?

Gjëja e parë që duhet të bëjmë pas zgjimit është të përmirësojmë qarkullimin, mbi të gjitha mikroqarkullimin në zemër dhe tru, sipas ekspertëve.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë pasi zgjohemi është të pimë 200 mililitra lëng ose ujë. Lëngun e konsumojmë për të rritur vëllimin e qarkullimit, për të përmirësuar qarkullimin në zemër dhe tru, gjë që do të përmirësojë qarkullimin automatik të oksigjenit dhe sheqerit”.

Më së miri do të ishte të filloni ditën me ujë me pak minerale dhe shumë magnez, sepse magnezi përmirëson mikroqarkullimin dhe relakson spazmat e enëve të gjakut.

Nëse marrim lëng portokalli, është më mirë ta kemi me tul, megjithëse është shumë më mirë ta hamë të gjithë portokallin sesa ta shtrydhim lëngun, kryesisht për shkak të celulozës dhe parandalimit të kapsllëkut.

Sa i përket kafesë, ekspertët theksojnë se kafeina është antioksidanti kryesor. Pasi ne futim shumë kimikate, të ashtuquajturat ksenobiotikë, në trup.

Për t’i nxjerrë ato duhet të përpunohen në mëlçi dhe për këtë janë përgjegjës antioksidantët. Rekomandimet zyrtare janë deri në tre filxhanë kafe në ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!