Ja si “hakmerret” Lulzim Basha ndaj Gazment Bardhit

schedule18:38 - 17 Shtator, 2023

schedule 18:38 - 17 Shtator, 2023

Një akt sa i parëndëshishëm aq edhe i panevojshëm ka ndodhur sot me Grupin Parlamentar të PD. Lulzim Basha duket se ka urdhëruar sekretarin Endri Hasa që të fshijë mesazhin e Gazment Bardhit, që njoftonte deputetët në grupin e Whatsapp të Grupit Parlamentar për mbledhjen e radhës të grupit, të martën në orën 12.00.

Endri Hasa, jo vetëm ka fshirë mesazhin, duke qenë se ishte harruar si administrator i grupit prej 2021, por dhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të whatsapp.

Veprimi i Lulzim Bashës vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë veprimi në grupin parlamemtar./abcnews.al