Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ja qeveria e re Rama/ Shumë ndryshime, po jo në balancat e brendshme të PS

schedule20:06 - 26 Shkurt, 2026

schedule 20:06 - 26 Shkurt, 2026

Mbledhja 9-orëshe e Edi Ramës me grupin parlamentar përfundoi me ndryshime në Këshillin e Ministrave.

Belinda Balluku la kabinetin qeveritar në dy funksionet, si zëvendëskryeministre dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës, post të cilin e mbante që prej janarit 2019 ose për tre mandate.

Albana Kociut, e cila mbante postin e ministres së brendshme, do të jetë numri dy i qeverisë ndërsa Enea Karakaci do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës dhe energjisë. Ai ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023 ndërsa ka mbajtur poste të rëndësishme në këtë dikaster.



Besfort Lamallari largohet nga drejtësia për tu rikthyer në ministrinë e brendshme, aty ku më herët, ka shërbyer si zëvendësminister. Në krye të drejtësisë kalon Toni Gogu, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin.

Vetëm pesë muaj qëndroi Elisa Spiropali në krye të diplomacisë. Edi Rama e shkarkoi nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke ia besuar këtë dikaster Ferit Hoxhes, me një eksperiencë të gjatë në shërbimin e jashtëm.

Hoxha, I cili ka mbajtur postin e ambasadorit në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, drejton diplomacinë shqiptare në një moment vendimtar sa I përket anëtarësimit në familjen europiane.

Në qeveri nuk do jetë me as Pirro Vengu. Dikasteri I mbrojtjes iu besua Ermal Nufit, i cili mbante postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave. Ndërsa ka shërbyer dhe si këshilltar ligjor në ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë.

Një prurje e re është Erjona Ismali. Deputetja e Vlorës do të jetë ministrja e re për marrëdhëniet me parlamentin.

Këto ndryshime në qeveri I paraprinë dhe një qëndrimi të fortë të shumicës ndaj drejtësisë së re.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në kodin penal me fokus të veçantë garantimin e prezumimit të pafajësisë për të vijuar me tej me procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civile, dënimet alternative, apo zbrasjen e burgjeve nga numri i lartë i të paraburgosurve. Ndryshimet të cilat do të bëhet në koordinim dhe me miratimin e Bashkimit Europian.

NDRYSHIMET NË QEVERI

Albana Koçiu – Zëvendëskryeministër

Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm

Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë

Enea Karakaci – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ferit Hoxha – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!