Ja pse nuk mund të flini pavarësisht lodhjes që ndjeni

schedule12:57 - 19 Qershor, 2023

schedule 12:57 - 19 Qershor, 2023

Ju ka ndodhur ndonjëherë që pavarësisht se jeni të rraskapitur nuk mund të flini dot? Përpara se të kërkoni zgjidhje te pilulat e gjumit, duhet të dini disa gjëra që nuk ju lënë të flini edhe pse ndiheni të rraskapitur. Arsyet më të zakonshme janë si më poshtë:

Ankthi

Një mendje “vrapuese” nuk mund të flejë. Madje vlerësohet se deri në 36 për qind e çrregullimeve të gjumit janë të lidhura me çrregullimet e ankthit. Stresi gjithashtu çon në rritjen e zgjimit dhe vigjilencës, gjë që mund të vonojë më tej gjumin, shkruan abcnews.al.

Depresioni

Studimet tregojnë se 90% e njerëzve me depresion ankohen për cilësinë e gjumit. Janë raportuar pagjumësi, narkolepsi, apnea e gjumit dhe sindroma e këmbëve të shqetësuara. Inflamacioni, ndryshimet në kimikatet e trurit, faktorët gjenetikë dhe më shumë mund të ndikojnë në marrëdhënien gjumi-depresion.

Kafeina

Ndoshta është koha të hiqni dorë nga kafeja apo pijet energjike që pini çdo pasdite. Studimet tregojnë se një filxhan kafe në orën 8 të mëngjesit mund të ndikojë në gjumin tuaj gjatë natës. Rekomandohet të shmangni plotësisht konsumimin e kafeinës 4-6 orë para gjumit, shkruan abcnews.al.

Koha që qëndroni para ekranit

Drita blu e emetuar nga telefonat, tabletët, laptopët dhe ekranet e televizorit shtyp prodhimin e melatoninës gjatë natës dhe redukton përgjumjen. Rekomandohet të ndaloni përdorimin e çdo pajisjeje 2 orë para gjumit. Gjithashtu duhet të mbani syze që ofrojnë mbrojtje kundër dritës blu.

Dieta

Një tjetër faktor që ndikon tek gjumi është dhe dieta. Hulumtimet kanë treguar se zëvendësimi i 5 përqind të marrjes ditore të kalorive nga proteinat me sasi të barabarta të yndyrave të ngopura ose karbohidrateve rrit rrezikun e përgjumjes gjatë ditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!