Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ja pse besojmë te skema 3-5-2, mbrojtja super. Me Lituaninë ndeshja më e dobët”

schedule23:29 - 15 Tetor, 2020

schedule 23:29 - 15 Tetor, 2020

Ervin Bulku vazhdon analizën e kombëtares kuqezi në emisionin “Pressing” në ABC News, ku ndër të tjera thotë: “Nuk është vetëm zgjedhja e trajnerit për të sjellë kaq lojtarë të ri, duhen parë edhe kushtet dhe situata e pandemisë.

Nuk mendoj se është diçka e keqe, këta janë lojtarët shqiptarë, i kërkojmë kudo në Evropë dhe mundohemi të bëjmë një grup sa më të mirë te kombëtarja. Skema 3-5-2? Trajneri ka filozofinë e tij, lojtarët përshtaten.

Nuk jemi Italia po Brazili, që kemi shumë mënyra zgjedhje. Kjo është skema e zgjedhur nga trajneri. Jemi skuadër shumë e vështirë për të na shënuar, jemi të fortë në mbrojtje, jemi përmirësuar edhe në organizimin e lojës.

Veseli? Të gjithë e dimë që nuk është një fasho krahu. U dëmtua lojtari që kishim vendosur të luante aty, kështu që vendosëm të zgjidhnim Veselin. Kishte shumë lojtarë të rinj, nuk mund të fusnim 5 debutues në formacion.

Ne jemi të bindur te skema 3-5-2, trajneri është i bindur. Lojtarët mbrojtës që luajnë në Serie A, luajnë me tre pas. Kjo është pikë e fortë. Kemi krijuar një mbrojtje shumë të fortë, kundërshtarët e kanë të vështirë të na rrezikojnë.

Mbrojtja e fortë krijon siguri te skuadra, që fillon të mendojë për fazën përpara më lirshëm. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, për të formuar një ekip të fortë dhe për të arritur objektivat.

Ana fizike? Padiskutim që kemi rritje. Në Bjellorusi luajtëm shumë mirë, morëm edhe rezultat pozitiv. Ndan Lituanisë ishte ndeshja më e keqe që kur ka ardhur Reja në stolin e kombëtares. Dy ndeshjet e fundit ishin shumë të mira, sidomos ajo ndaj Lituanisë. Nëse do të shënonim gol, të gjithë do të flisnim ndryshe tani.

Të gjitha skuadrat kombëtare me një skemë? Që në kohën kur ishte Tramezzani, i cili ishte drejtor i ekipeve kombëtare, më pas ishte Xhema, i cili nuk është larguar akoma. Do të zgjidhet drejtori i ri dhe projekti vazhdon. Reja e ndjek këtë projekt.

Thirren të gjithë trajnerët e grupmoshave, ku diskutohet për gjithë sistemin e ekipeve kombëtare. Mendoj që duhet gjetur një rrugë bashkëpunimi, sepse, ndoshta, skemat bëhen në bazë të lojtarëve që ke në dispozicion. Nuk mund t’i imponosh të gjithë ekipeve të kombëtareve që të luajnë me skemën që luan kombëtarja e madhe.

Trajneri nuk është fiksuar me skemën 3-5-2. Ai pëlqen një tjetër skemë, por e ka ndërtuar skuadrën në bazë të lojtarëve që kemi në dispozicion dhe karakteristikave të tyre“, deklaron Bulku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!