Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e arrestimit të Gjergj Cukalit, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali 50 vjeç. 40-vjeçari Cukali u arrestua pas analizave të ADN-së në provat që u gjetën në makinën “Mercedes-Benz”, të braktisur nga autorët pas ekzekutimit të Bilalit. Ky i fundit u qëllua me breshëri para shtëpisë së tij në zonën e Selitës në Tiranë më 30 Janar 2019.
pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia e Tiranës ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.
Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç. /abcnews.al