Pas humbjes 3:0 nga Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Sadio Mane dhe Leroy Sane janë përleshur në dhomën e zhveshjes pak ditë më parë.
Përfundoi me Mane që e goditi Sanen me grusht.
Portali senegalez Taggat ka publikuar informacione të reja dhe pretendon se Mane është mërzitur nga mënyra se si i foli Sane në fushë, e cila u pasua nga një përballje në dhomën e zhveshjes. Gjithçka nisi në minutën e 83-të, kur Sane kritikoi Mane në fushë se nuk ia pasoi topin.
Sane ka inatosur shokun e skuadrës dhe në fushë ka nisur një debat i ashpër, i cili më pas është zhvendosur në dhomën e zhveshjes, ku ka ndodhur një përplasje fizike. Siç shkruan Bild, Mane ka sulmuar Sanen në dhomën e zhveshjes, duke u ankuar për mënyrën sesi ky i fundit i ka folur në fushë dhe më pas Sane dyshohet se i ka thënë Manes: “Mut i zi”.
Sadio Mane erdhi këtë sezon nga Liverpooli për 41 milionë euro, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe për Metz B, Metz, Red Bull Salzburg dhe Southampton. A
i shënoi 35 gola në 95 paraqitje për kombëtaren e Senegalit dhe konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë afrikanë në histori. /G.D abcnews.al/