J.LO dhe Ben Affleck kanë një “sekret” për një lidhje të shëndetshme pas ribashkimit

schedule15:51 - 22 Shtator, 2021

schedule 15:51 - 22 Shtator, 2021

A është ky sekreti që shpjegon sesi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po mbajnë një lidhje të lumtur dhe të shëndetshme në epokën e mediave sociale? Partnerët e ribashkuar janë më të dashuruar se kurrë por ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Për më tepër, ata duket se kanë bërë një përpjekje për ta mbajtur pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre jashtë aplikacionit. Kur Lopez konfirmoi lidhjen në Instagram, postoi një foto duke u puthur me aktorin, e cila u shkrep për ditëlindjen e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Megjithatë, ajo nuk e etiketoi Affleck në postim dhe as nuk e përmendi në komentin shoqërues. Aktori nuk shfaqet në asnjë nga tre postime që bëri këngëtarja nga Met Gala 2021 edhe pse dyshja dhuroi për publikun puthje pasionante nga eventi i modës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Këngëtarja bëri të njëjtën gjë dhe gjatë kohës që ndodhej në Venecia për Festivalin e Filmit. Duket se kjo është një lëvizje e qëllimshme nga ana e çiftit. Në fund të fundit, J.Lo u bë virale në fillim të këtij viti pasi fshiu çdo dëshmi të marrëdhënies së saj me ish të fejuarin Alex Rodriguez nga aplikacioni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!