Izraeli: Zgjatja e armëpushimit do të hyjë në fuqi pas lirimit të pengjeve

schedule19:13 - 27 Nëntor, 2023

schedule 19:13 - 27 Nëntor, 2023

Zgjatja dy-ditore e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të hyjë në fuqi derisa pengjet të lirohen të hënën.

Kështu u shpreh Mark Regev, një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan CNN.

Regev konfirmoi se ishte arritur një zgjatje e armëpushimit dhe sipas marrëveshjes, Hamasi do të lironte 10 pengje çdo ditë.

“Për çdo 10 pengje të liruar, ne jemi të gatshëm të japim një shtyrje për një ditë tjetër, dhe nëse Hamasi do të lirojë pengjet izraelitë siç është rënë dakord, ne do ta zgjasim – kjo është përfundimi,” tha Regev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!