Ushtria izraelite thotë se ka gjetur tunelin më të madh të Hamasit në Gaza deri më tani, vetëm 400 metra nga pikëkalimi kufitar Erez midis Gazës veriore dhe Izraelit.
Ushtria izraelite pretendon se tuneli besohet të ketë kushtuar miliona dollarë dhe do të duheshin vite për t’u ndërtuar.
Sipas ushtrisë, ndërtimi i tunelit ishte mbikëqyrur nga Mohamed Yahya, vëllai i komandantit të lartë të Hamasit, Yahya Sinwar, i cili besohet të ketë organizuar sulmet e 7 tetorit.
Forca e Mbrojtjes izraelite (IDF) tha gjithashtu se kishte gjetur një numër të madh armësh të ruajtura në tunel.
/abcnews.al