tha se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.
Hasem Abu Harbid, komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, u vra të hënën, tha ushtra izraelite.
Ushtria tha se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.
Militantët palestinezë, ndërkohë, i vazhduan sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.
Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar qysh më 10 maj.
Që atëherë, mbi 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, thanë autoritetet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.
Në deklaratën e lëshuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë atje thuhet se 59 fëmijë dhe 35 gra janë në mesin e të vrarëve.
Ushtria izraelite tha se ka vrarë mbi 130 militantë në Gaza.
Dhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar, janë vrarë po ashtu në Izrael, si rezultat i raketave të hedhura nga militantët në Gaza, thanë zyrtarët izraelitë.
Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.
Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë./REL