Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë sekretarin e kreut të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Ali Yusuf Harshi, nipi i Naim Qassem, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Bejrut, shkruan Sky News.
“Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, dhe luajti një rol qendror në menaxhimin dhe sigurimin e zyrës së tij”, tha IDF.
“Gjatë natës, IDF goditi dy kalime kyçe të përdorura nga terroristët dhe komandantët e Hezbollahut për lëvizje nga veriu në jug të lumit Litani në Liban për të transferuar mijëra armë, raketa dhe lançues”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.
Rreth 10 depo armësh, lançues dhe qendra komande u goditën gjithashtu në Libanin jugor, shtoi IDF./abcnews.al


