Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut i cili shërbeu në trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Abu Dharr Mohammadi, i cili ishte komandanti i operacioneve në njësinë raketore të IRGC-së brenda Hezbollahut, u vra të martën, thanë Forcat e Mbrojtjes Izraelite, shkruan Sky News.
“Mohammadi ishte një figurë kyçe në ndërtimin e forcës ushtarake të Hezbollahut për sa i përket raketave”, shtoi IDF në një deklaratë.
Ndërkaq, numri i personave të vrarë në Liban që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit të situatës nga Izraeli ka arritur në 687./abcnews.al


