Një sulm izraelit në Libanin jugor këtë të hënë vrau një komandant në terren të grupit libanez të armatosur të Hezbollah-ut, ndërsa Kombet e Bashkuara paralajmëruan se bombardimet po përhapeshin dhe kërkuan ndalimin e dhunës.
Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit jugor të Libanit paralelisht me luftën në Gaza, duke shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal. Sot vionët luftarakë izraelitë goditën fshatin al-Sultaniyah dhe vranë një komandant në terren në njësitë elitare të Hezbollahut Radwan dhe dy persona të tjerë, thanë ushtria izraelite dhe dy burime libaneze të sigurisë.
Ushtria izraelite e identifikoi komandantin si Ali Ahmed Hassin dhe tha se ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve kundër izraelitëve. Hezbollahu lëshoi një njoftim funerali për Hassin, por pa detaje të rolit të tij.
Sulmet izraelite kanë vrarë rreth 270 luftëtarë të Hezbollahut në gjashtë muajt e fundit si dhe rreth 50 civilë, duke përfshirë fëmijë, mjekë dhe gazetarë. Sulmet me raketa të Hezbollahut kanë vrarë rreth një duzinë ushtarë izraelitë dhe gjysmën e më shumë civilëve.
Granatimet kanë zhvendosur dhjetëra mijëra në secilën anë dhe kanë goditur veçanërisht rëndë ekonominë bujqësore në Libanin jugor , me fushat e bombarduara të mbetura të pambjella ose të pa korrura.