Izraeli vendos masa të reja kundër pandemisë

schedule21:32 - 17 Korrik, 2020

schedule 21:32 - 17 Korrik, 2020

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid në Izrael, ka bërë që autoritete të marrin masa shtesë në kuadër të parandalimit të përhapjes së saj.

Qeveria njoftoi për kufizimet, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “masat e përkohshme” ishin të nevojshme, për të shmangur një izolim tjetër të përgjithshëm. Netanyahu është përballur me kritika dhe protesta të gjera ditët e fundit, lidhur me trajtimin e pandemisë nga ana e qeverisë së tij, dhe pasojat ekonomike nga një izolim i mëparshëm.

Kufizimet e reja parashohin mbylljen gjatë fundjavave të dyqaneve, qendrave tregtare, salloneve të bukurisë dhe vendeve turistike. Fundjava izraelite është të premten dhe të shtunën.

Izraeli kryesisht kishte parandaluar shpërthimin e epidemisë, pas vendosjes së masave të ashpra të izolimit që zgjatën dy muaj.

Deri më tani në Izrael kanë humbur jetën 384 persona dhe janë konfirmuar të infektuar 45 000 izrealitë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!