Qeveria izraelite urdhëroi të hënën evakuimin e 28 fshatrave në veri të Izraelit brenda dy kilometrave nga kufiri i vendit me Libanin.
“Zbatimi i planit u miratua nga Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant,” thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, shkruan CNN.
“Pak kohë më parë, Komanda Veriore informoi krerët e autoriteteve lokale mbi vendim. Plani do të zbatohet nga krerët e bashkive vendore, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Emergjencave (NEMA) të Ministrisë së Mbrojtjes”, njoftohet ndër të tjera.
28 komunitetet e përfshira në plan janë: Ghajar, Dishon, Kfar Yuval, Margaliot, Metula, Avivim, Dovev, Ma’ayan Baruch, Bara’m, Manara, Yiftach, Malkia, Misgav Am, Yir’on, Dafna, Arab al. -Aramshe, Shlomi, Netu’a, Ya’ara, Shtula, Matat, Zari’t, Shomera, Betzet, Adamit, Rosh HaNikram, Hanita dhe Kfar Giladi./abcnews.al