‘Një thirrje për qytetarët që të rishqyrtojnë çdo plan për të udhëtuar jashtë vendit dhe në çdo rast të jenë veçanërisht të kujdesshëm’, iu drejtua të premten shteti i Izraelit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të tij sot që të rishqyrtojnë çdo plan për të udhëtuar jashtë vendit dhe të jenë edhe më të kujdesshëm nëse janë tashmë jashtë territorit, duke përmendur një rritje të armiqësisë ndaj hebrenjve dhe izraelitëve për shkak të konfliktit të vazhdueshëm me Hamasin në Gaza.
Sulmet kërcënuese për jetën, antisemitizmi dhe provokimet janë në rritje në shumë vende, sipas një deklarate të përbashkët nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme, pas fillimit të fushatës së Izraelit në Gaza./abcnews.al