Izraeli tërheq negociatorët nga Katari: Negociatat kanë përfunduar me Hamasin

schedule08:50 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 08:50 - 4 Dhjetor, 2023

Izraeli tërhoqi ekipin e tij të negociatorëve nga Katari të shtunën, pasi arritën në një “rrugë qorre” në bisedime, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë të dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.

Negociatorët përfshininagjencinë e inteligjencës izraelite Mossad.

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit u arrit me ndihmën e ndërmjetësimit të huaj dhe pati një pauzë shtatë-ditore në luftime, me lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Pauza filloi më 24 nëntor dhe u rinovua dy herë përpara se të përfundonte të premten në mëngjes.

/abcnews.al