Izraeli: Të vendosur të shkatërrojmë Hamasin pavarësisht goditjes financiare

schedule08:44 - 27 Shkurt, 2024

schedule 08:44 - 27 Shkurt, 2024

Izraeli është i përkushtuar për të eliminuar Hamasin, pavarësisht nga kostot ekonomike, ka thënë ministri i tij i ekonomisë.

Financat e vendit janë goditur pas më shumë se katër muajsh lufte në Gaza, por Nir Barkat deklaroi se siguria kombëtare ishte jetike për ekonominë e saj.

I pyetur se çfarë mund të nënkuptojë për Izraelin rreziku i një deficiti tregtar më të madh dhe një tjetër ulje vlerësimi, zoti Barkat i tha Reuters: “Shiko, ne jemi të përkushtuar të fitojmë luftën. Ne do ta fitojmë luftën pavarësisht nga çdo gjë.”

“Unë mendoj se kur njerëzit shikojnë ekonominë e Izraelit, ata duan të sigurohen, para së gjithash, ne jemi një vend i sigurt…”, tha zoti Barkat, i cili konsiderohet gjerësisht një kandidat i mundshëm për të pasuar kryeministrin Benjamin Netanyahu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!