Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, thotë se ata kanë goditur një objekt petrokimik në Iran, ndërsa shton se IDF është urdhëruar të vazhdojë të sulmojë infrastrukturën iraniane “me gjithë forcën” e saj.
“IDF ka sulmuar fuqishëm objektin më të madh petrokimik në Iran, të vendosur në [Asaluyeh]”, tha ai, duke shtuar se objekti prodhonte rreth gjysmën e petrokimikateve të vendit.
Sulmi i ri vjen pas një sulmi ndaj një objekti tjetër “javën e kaluar”, tha Katz.
“Tani dy objektet, të cilat së bashku janë përgjegjëse për rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit – janë nxjerrë jashtë shërbimit dhe nuk funksionojnë”, thuhet në deklaratën e Katz.
“Kjo është një goditje e rëndë ekonomike me vlerë dhjetëra miliarda dollarë për regjimin iranian. Industria petrokimike është një motor kryesor në financimin e aktiviteteve të Gardës Revolucionare dhe në ndërtimin e fuqisë ushtarake të Iranit”.
Agjencia gjysmë-zyrtare Tasnim ka raportuar pak më parë se dy kompani petrokimike janë sulmuar.


