Izraeli sulmon me raketa Damaskun, vriten 4 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit

schedule12:03 - 20 Janar, 2024

schedule 12:03 - 20 Janar, 2024

Katër anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, duke përfshirë një zyrtar të rangut të lartë janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në Damask. Sulmi me raketa rrafshoi një ndërtesë në lagjen Maze të kryeqytetit sirian.

Maze është shtëpia e selisë së OKB-së si dhe ambasadave të huaja.

“Dëgjova një shpërthim dhe pashë një re të madhe tymi,” tha një banor për AFP.

Më herët, u raportua se ishte vrarë një anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Sipas informacioneve, ndërtesa që u shkatërrua përdorej nga këshilltarët iranianë që mbështesin qeverinë e Bashar al-Asad.

Aktualisht nuk ka asnjë koment nga Izraeli.

Izraeli ka zhvilluar prej kohësh një fushatë bombardimi kundër objektivave të lidhura me Iranin në Siri, por tashmë ka filluar sulmet më vdekjeprurëse që nga sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit nga luftëtarët e grupit islamik palestinez me bazë në Gaza, i mbështetur nga Irani, Hamas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!