Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli sulmon me dron depon e armëve të Hezbollahut

schedule12:04 - 19 Qershor, 2024

schedule 12:04 - 19 Qershor, 2024

Ushtria izraelite thotë se gjatë natës ka kryer sulm me dron kundër një depoje armësh të Hezbollahut në Yaroun të Libanit jugor.

Në të njëjtën kohë, një tjetër goditje u krye kundër infrastrukturës që i përkiste grupit terrorist në Baraachit, shton IDF, shkruan The Times of Israel.

Ushtria deklaroi se një dron i ngarkuar me eksploziv i nisur nga Libani goditi zonën e Metula këtë mëngjes, duke mos shkaktuar asnjë të lënduar.

IDF thotë se një tjetër dron i dyshuar u rrëzua nga mbrojtja ajrore mbi qytetin verior të Sde Eliezer.

Asnjë sirenë nuk u dëgjua “sipas protokollit”, thuhej në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!