Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli sulmoi sërish me dronë Libanin, të paktën dy të vdekur

schedule16:48 - 8 Nëntor, 2025

schedule 16:48 - 8 Nëntor, 2025

Dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur sot në sulmet ajrore izraelite mbi Libanin, raportojnë burimet për mediat e huaja.

Dy sulmet ndodhën gjatë një vale të re ofensivash nga Izraeli, i cili pretendon se po godet objektiva të lëvizjes libaneze Hezbollah.

Në njërin prej sulmeve, një dron izraelit goditi një automjet në një rrugë në juglindje të Libanit, ku u vranë dy vëllezër, raporton agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA.

Më herët gjatë ditës, një mjet ajror pa pilot izraelit kishte goditur një tjetër automjet pranë një spitali afër qytetit jugor Bint Xhbeil, duke plagosur shtatë persona, bëri të ditur ministria e shëndetësisë e Libanit.

Ushtria izraelite ende nuk i ka komentuar këto sulme. Të enjten ajo njoftoi se kishte kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave ushtarake të Hezbollahut në jug të vendit fqinj.

Tensionet ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut janë rritur sërish kohët e fundit, pavarësisht armëpushimit të brishtë të arritur në fund të nëntorit të kaluar. Izraeli, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, kërkon çarmatosjen e plotë të lëvizjes libaneze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!