Izraeli kreu një sulm ajror në Dahieh, periferitë jugore të Bejrutit të martën, ditën e dytë razhazi dhe herën e tretë këtë javë që goditi kryeqytetin e Libanit.
Reuters, duke cituar burime sigurie, tha se një udhëheqës i Hezbollahut ishte në shënjestër të sulmit. Nga sulmi, u vra një person.
Të hënën, Izraeli kreu atë që tha se ishte një sulm në shënjestër edhe në Dahieh, duke synuar komandantin e tretë të krahut ushtarak të Hezbollahut, Ali Karaki. Hezbollah tha në një deklaratë se Karaki i kishte mbijetuar shpërthimit./abcnews.al
Israelische Luftangriffe auf den Libanon. Das ist #Beirut #Israel #Lebanon #Gaza pic.twitter.com/6yWCitHFN6
— Bayerischer Löwe (@BayerischerLowe) September 24, 2024