Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ndaj grupit terrorist Hezbollah. Nëpërmjet një postimi në telegram njoftoi se ka zhvilluar së fundmi një sulm ndaj 200 objektivave të Hezbollahut në Liban.
Objektiva kryesore ishin strukturat terroriste, magazinat me armë dhe po ashtu pikat e vëzhgimit. Nga ky sipas ushtrisë izraelite janë vrarë 15 terroristë të Hezbollahut.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjte forcat izraelite paralajmëruar banorët e disa fshatrave në Libanin jugor që të evakuoheshin.