Izraeli: Së pari lirimi i pengjeve, pastaj pauza humanitare

schedule08:32 - 4 Nëntor, 2023

schedule 08:32 - 4 Nëntor, 2023

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu refuzon propozimet për një armëpushim të përkohshëm me Hamasin, duke e bërë atë një kusht për lirimin e pengjeve.

Me luftimet midis Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Hamasit që hynë në javën e pestë, Netanyahu u takua dje në Tel Aviv me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken.

Në tryezën e takimit ishte kërkesa e SHBA-së që Izraeli të binte dakord për një pauzë humanitare në sulmet e tij në Gaza për të lejuar dërgimin efektiv të ndihmës humanitare dhe lëvizjen e sigurt të popullsisë.

Megjithatë, Netanyahu tha se derisa të lirohen të gjithë pengjet, nuk mund të arrihet një marrëveshje e tillë.

Ndërkohë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte “absolutisht i tronditur” nga shpërthimi jashtë spitalit më të madh të qytetit të Gazës, Al-Shifa.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, të paktën 15 persona u vranë dhe fajësoi sulmin ajror izraelit.

Në një deklaratë, zyrtarët e Hamasit thanë se forcat izraelite kishin në shënjestër “një ambulance që transportonte të plagosurit” nga Al-Sifah në Rafah në Rripin jugor të Gazës.

IDF konfirmoi se ata goditën një ambulancë, e cila po përdorej nga operativët e Hamasit.

“Pacientët, punonjësit shëndetësorë, objektet dhe ambulancat duhet të mbrohen në çdo kohë,” tha Ghebreyesus, përpara një paralajmërimi të veçantë nga OKB.

Thomas White, drejtor i çështjeve në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), tha se OKB-ja nuk mund të bëjë shumë për të mbrojtur palestinezët që përpiqen t’i shpëtojnë luftimeve. “Le të jemi shumë të qartë, nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza tani,” tha ai.