Izraeli premton hakmarrje nëse Hezbollah vret ose plagos civilë

schedule12:01 - 8 Gusht, 2024

schedule 12:01 - 8 Gusht, 2024

Izraeli ka theksuar se nëse Hezbollahu plagos ose vret civilë, në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të tij, përgjigja e forcave të armatosura izraelite do të jetë e ashpër, sipas dy zyrtarëve izraelitë.

Zyrtarët izraelitë thonë se vendi i tyre nuk dëshiron një luftë gjithëpërfshirëse me Hezbollahun në Liban, dhe tani Izraeli po përpiqet të përcaktojë se çfarë do t’i detyronte autoritetet të zgjerojnë konfliktin, duke rrezikuar luftën.

Lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah tha në një fjalim dy ditë më parë se organizata e tij do të hakmerret ndaj Izraelit për vrasjen e komandantit Fuad Shukr dhe se Irani do të bëjë të njëjtën gjë për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!