Izraeli: Po përgatitemi të hyjmë në Gaza

schedule15:51 - 11 Tetor, 2023

schedule 15:51 - 11 Tetor, 2023

Një zyrtar izraelit tha për Fox News se ushtria izraelite po përgatitet të hyjë në Gaza.

Energjia elektrike tani është ndërprerë në të gjithë Gazën pasi i vetmi termocentral ka ndaluar së punuari, ka konfirmuar ministria e energjisë e rajonit. I vetmi termocentral që furnizon rajonin ka mbetur pa karburant për shkak të bllokadës izraelite, ndërsa furnizimet me ujë dhe ushqim do të pakësohen gjithashtu në ditët në vijim.

Më herët, autoritetet kishin thënë se centralit i kishin mbetur 10 deri në 12 orë karburant.

Izraeli ndërpreu furnizimin e tij me energji elektrike në Gaza të hënën, si pjesë e një vendimi për ta vendosur rajonin nën “rrethim total” në përgjigje të sulmit të Hamasit.

Disa palestinezë në Gaza përdorin gjeneratorë, të cilët megjithatë kanë nevojë për karburant për të funksionuar.

Nga ana e tij, shefi i shtabit të IDF-së, gjeneral Herchi Halevi ua bëri të qartë oficerëve rezervë në bazën e Komandës Jugore në Beersheba se ushtria po fokuson përpjekjet e saj në shënjestrimin e zyrtarëve të Hamasit.

“Në çdo zonë ku e dimë se ka anëtarë të Hamasit, udhëheqës të Hamasit, edhe nëse ka kufizime, ne do të godasim me saktësi dhe me forcë të madhe”, tha Halevi.

“Duhet të jemi të fortë. Filloi keq për ne dhe do të përfundojë shumë keq për palën tjetër”, shtoi ai Halevi.

Ndër skenarët më të mundshëm të luftës midis Izraelit dhe Hamasit është sulmi tokësor izraelit kundër Gazës. Një perspektivë e tmerrshme e një konflikti lufte në zemër të një qyteti jashtëzakonisht të populluar, me një rrjet të gjerë nëntokësor tunelesh dhe vendi ku mbahen pengjet, kryesisht izraelitë.

Të hënën, Izraeli urdhëroi një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha furnizimeve për Rripin e Gazës, si pjesë e një “rrethimi total” të enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!