Izraeli planifikon të vaksinojë 2 milionë banorë deri në fund të janarit

schedule08:30 - 4 Janar, 2021

schedule 08:30 - 4 Janar, 2021

Izraeli planifikon që dy milionë persona të marrin dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të janarit.

Që prej 19 dhjetorit, 2020, kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mori dozën e parë të vaksinës, Izraeli nisi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit, me vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

“Ne po e ngadalësojmë procesin e administrimit të dozës së parë, në mënyrë që të kemi rezerva të mjaftueshme që të gjithë ata që tashmë kanë marrë dozën e parë të mund të marrin dozën e dytë”, tha drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë izraelite, Hezi Levy për transmetuesin publik, KAN.

“Deri në fund të janarit, ne do të vaksinojmë dy milionë qytetarë, kryesisht të moshuar”, shtoi ai.

Deri më 1 janar, një milion persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Izrael.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Izraeli ka regjistruar 435,866 raste pozitive me COVID-19 dhe 3,400 viktima./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!