Ushtria e Izraelit ka thënë se po planifikon sulme nga toka, ajri dhe deti në Gaza, por nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për ofensivën, raporton BBC.
Ushtria e Izraelit të dielën ka thënë se Hamasi është duke i ndaluar civilët të largohen nga veriu i Gazës.
“Hamas po parandalon në mënyrë aktive civilët që të largohen”, ka thënë zëdhënësi i Ushtrisë së izraelit, Jonathan Concrius.
Mbi 2300 kanë humbur jetën në Gaza që kur Izraeli nisi ofensivën ajrore të shtunën e kaluar. Janë lënduar afro 10 mijë. Sulmet e Izraelit nisën si kundërpërgjigje ndaj një sulmi befasues të Hamasit në territorin izraelit. Në sulmin në jug të Izraelit, militantët e Hamasit vranë mbi 1300 persona.